Gjashtë javë pezullim për Rudigerin, dy javë për Vazquezin

30 prill 2025 | 13:30

Mbrojtësi gjerman i Real Madridit, Antonio Rudiger është dënuar me 6 ndeshje pezullim nga komisioni disiplinor në Spanjë, pas një proteste të ashpër në fund të finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Nga bankina, Rudiger hodhi akull në drejtim të gjyqtarit dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Megjithatë, pezullimi nuk do të ketë shumë ndikim për lojtarin, pasi ai ka vendosur të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në gju, katër javë para përfundimit të La Ligës, duke mbyllur kështu sezonin përpara kohe. Përveç mungesës në fundin e kampionatit, Rudiger nuk do të jetë në dispozicion as për kombëtaren gjermane në finalet e Ligës së Kombeve.

Ky incident ka shkaktuar polemika edhe në Gjermani, ku drejtori sportiv i kombëtares, Rudi Voller, ka lënë të kuptohet se do të ketë masa disiplinore ndaj lojtarit. Ndërkohë, dy ndeshje pezullim janë dhënë edhe për Lucas Vazquez, i cili u përfshi në tensionet në fund të ndeshjes.

Në anën tjetër, Jude Bellingham është shpallur i pafajshëm pas prezantimit të një video nga ana e Real Madridit, ku vërtetohej se anglezi nuk kishte bërë asgjë që justifikonte kartonin e kuq të dhënë nga gjyqtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran…