Gjashtë shkolla në Kaçanik furnizohen me pajisje dhe material shpenzues

24 dhjetor 2018 | 13:34

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Kaçanik, “Idriz Seferi” në Bob, “Jusuf Gërvalla” në Biçec, “Kadri Zeka” në Dubravë, “Nazmi Osmani” në Elezaj dhe “7 Shtatori” në Begracë, janë furnizuar me pajisje dhe material shpenzues për Kabinetet e Fizikës dhe Biologjisë.

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se pajisjet dhe materiali shpenzues për këto shkolla kap shumën prej 62 487 euro ose 10 414 50 euro për secilën shkollë.

Mjetet financiare janë siguruar nga buxheti i kësaj komune, të dedikuara për Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me…