Gjashtë të arrestuar për rrahje dhe armëmbajtje pa leje

03 korrik 2023 | 11:50

Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë, ku ndaj katër prej të dyshuarve janë iniciuar rastet “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës është thënë se arrestimet kanë ndodhur pasi njësitet policore e kanë kontrolluar një veturë në të cilën është konfiskuar një armë zjarri, dhe më pas aty kanë hasur në një rrahje në mes të disa personave.

“Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej gjashtë persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar”.

“Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur  dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Dardan Berisha do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës…