
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 601 pacientë nga Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka bërë me dije se brenda 24 orëve janë shëruar 601 pacientë nga Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Në njoftimin për media, instituti ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar gjashtë viktima edhe 309 raste të reja të infektimit me Covid-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144”, ka njoftuar instituti.