
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas institutit, të mërkurën dhe të enjten vende-vende pritet të ketë riga shiu të intensitetit të dobët.
“Parashikimi i motit për pesë ditë (08 – 12 nëntor 2021). Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, është thënë në njoftimin e institutit.