Gjatë këtij muaji PDK-ja zgjedh kryetarin e ri

09 qershor 2021 | 14:42

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë këtij muaji pritet të mbajë konventën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit dhe lidershipit të ri.

Lajmin e ka konfirmuar Enver Hoxhaj, i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së.

Në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja Fol, Hoxhaj nuk ka treguar nëse do të synojë të jetë lider fuqiplotë i PDK-së, por ka thënë se mbajtjen e një konvente është duke e kërkuar anëtarësia e partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të mërkurën vendimin për lëshimin…