Gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës

18 prill 2024 | 08:39

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti 151 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK).

Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë me dije edhe numrin e kurorëzimeve në vend. Sipas ASK-së, në muajin shkurt janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhet në raportin e  ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën Kosova u mbështet nga shumica e deputetëve në…