Gjelbrim Halili (AAK), nr. 2 për Fushë-Kosovë, kërkon ndryshim më 12 tetor

07 tetor 2025 | 11:47

Gjelbrim Halili, kandidati me numër 2 nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për komunën e Fushë-Kosovës, ka thënë se më 12 tetor duhet të bëhet ndryshim rrënjësor dhe thelbësor në mënyrën se si trajtohen problemet e përditshme të banorëve.

Halili ka theksuar se Fushë-Kosova ka përjetuar një hov të shpejtë të zhvillimit, por fatkeqësisht jo të qëndrueshëm dhe të drejtë.

2-shi i AAK-së për Fushë-Kosovë, Halili vuri në pah mungesën e theksuar të investimeve në infrastrukturën esenciale, në veçanti për nevojat e përditshme të banorëve të ndërtesave kolektive, siç janë mirëmbajtja e hyrjeve, parkingjet, çatitë, si dhe mungesa e hapësirave publike si parqe dhe ambiente të gjelbëruara për fëmijët dhe familjet.

“Njerëz të dashur, punëtorë e familjarë, banorë të një vendi aq të dashur prej nesh, sot po ju drejtohem me një temë dhe qëllim më ndryshe se herave tjera! Secili prej nesh që kemi ardhë në qytetin tonë të dashur pavarësisht arsyeve tashmë i kemi vënë themelet e një jetese të cilën e kemi ëndërruar! Ne i jemi bashkëngjitur zhvillimit të hovshëm të Fushë Kosovës, por ky zhvillim ishte i egër, nuk u zhvillua qyteti jonë por u ngulfat! Ne nuk e deshëm kështu Fushë Kosovën por megjithatë asnjë zë nuk u dëgjua, askush nuk fliste për ne! Ne u ankuam por asnjë zgjidhje, ne votuam por prapë asnjë zgjidhje! Banesat tona që në brendësi kishin ngrohtësinë familjare, jashtë e kishin ftohtësinë acaruese! Ne vet u kujdesëm për hyrjet tona, siguruam parkingjet tona, siguruam kulmin e ndërtesave, për të ndalur shiun e shumë gjëra të tjera esenciale! Këtu nuk u ndërtua esencialja! Këtu nuk u ndërtua, këtu u la në gjysmë! Pra për prindërit, fëmijët dhe familjarët tanë nuk ka park, nuk ka hapësira gjelbëruese dhe për ta ne jemi përgjegjës! Nuk guxojmë më të jemi indiferent, është urgjent ndryshimi por jo ndryshimi i njëjtë por ndryshimi në rrënjë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Fushë-Kosovës më 12 tetor.

“Më jepni zë që të flas për ndërmarrjen e përbashkët banesore, për parqe e hapësira të gjelbëruara, më jep zë për ty, për prindërit e tu, për fëmijët e tu dhe për familjen tonë, për qytetin tonë!”, është mesazhi i Gjelbrim Halilit me numër 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i…