Gjenden dy turistët që kishin humbur në Bjeshkët e Nemuna

02 shtator 2025 | 23:29

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se dy turistë të huaj kanë humbur sot në Bjeshkët e Nemuna në Deçan.

Por, pas kërkimit intensiv në zonën malore, ata janë gjetur.

Sipas njoftimit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka treguar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“Më datë 02.09.2025, rreth orës 13:30, ShKShMK ka pranuar një thirrje për një operacion kërkimi në Bjeshkët e Nemuna, Deçan. Dy turistë të huaj, me inicialet B.G. dhe P.G., ishin raportuar si të humbur. Pas disa orësh kërkimi intensiv në zonën malore, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë mes ekipeve të ShKShMK-së, Kosovo Police ,NATO Kosovo Force – KFOR dhe German Embassy Pristina , të dy turistët u lokalizuan me sukses dhe në gjendje të mirë shëndetësore. ShKShMK falënderon të gjithë pjesëmarrësit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në këtë operacion”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Kosova sot përballet me një boshllëk të…