Gjenden tabela automjetesh pas vërshimeve, pronarët e tyre mund t’i marrin në stacionin policor në Graçanicë

14 janar 2026 | 11:30

Policia ka njoftuar se në zonën e përfshirë nga vërshimet në rrugën Prishtinë -Ferizaj, konkretisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve.

Sipas njoftimit, tabelat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Pronarët e këtyre tabelave ftohen që të paraqiten në këtë stacion policor për t’i tërhequr ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet…