Gjenden të vdekur në mënyrë misterioze 3 burra në Britani, dyshohet për vetëvrasje

30 dhjetor 2020 | 13:14

Oficerët e policisë shkuan me urgjencë në Greater Manchester rreth 3.30 të pasdites së të hënës, ku gjetën trupat e pajetë të tre personave.

Mediat britanike bëjnë me dije se tre trupat janë të seksit mashkull dhe të moshës 28, 39 dhe 41 vjeç.

Policia nuk e ka ende të qartë se si kanë vdekur të tre burrat dhe është duke vijuar hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes që ka tronditur qytetin. Autoritetet lokale u njoftuan përmes një telefonate për gjetjen e trupave të pajetë.

Nga verifikimet e para është konstatuar se trupat nuk kanë shenja dhune, gjë e cila bën policinë të dyshojë se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje masive ose helmim./ gazetashqip

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Auto Taxi" me pronar Remzi Mehmeti, shpall të pavlefshëm certifikatën…