
Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër
25 maj 2025
| 17:43
Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës.
Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë për disa ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash.
Punonjësit e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher, pas kërkimeve ajrore dhe tokësore në zonën në jugperëndim të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë veriore, raporton Reuters.
Identiteti i pesë personave ende nuk është konfirmuar dhe hetimet e mëtejshme kanë nisur, njoftuan autoritetet.