
Gjendet 13-vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar Arta Hajzeraj, 13 vjeç, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.
Lajmin e ka konfirmuar babai i saj përmes një bisede telefonike me Ambasadorin Faruk Ajeti.
Në një komunikatë zyrtare, Ambasada shprehu falënderime për solidaritetin dhe mbështetjen e qytetarëve gjatë periudhës së kërkimeve.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, u vlerësua puna e autoriteteve policore në Zwickau.
“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.
Ambasada përfundoi me shpresën për sigurinë dhe mirëqenien e Arta Hajzerajt. “Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj”, theksohet në njoftim.