Gjendet Alush Kastrati, 80-vjeçari që ishte zhdukur tash e katër ditë në Zatriq të Rahovecit
Është gjetur Alush Kastrati, 80-vjeçari i cili ishte zhdukur më datë 7 mars 2026 në Zatriq të Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët kanë njoftuar se ai është gjetur në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.
“Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive, nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Poicinë e Kosovës është gjetur personi i zhdukur z. Alush Kastrati. Falënderojmë të gjithë vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan dhe ndihmuan gjatë këtij operacioni kërkimi. Bashkëpunimi dhe solidariteti juaj ishin shumë të rëndësishëm në këtë mision. Për gjendjen e tij shëndetësore do t’ju informojmë në vazhdim”, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.



