Gjendet e mitura pas dy muajsh, ishte duke bashkëjetuar me një person në Prizren

25 gusht 2021 | 09:37

ë person është arrestuar nga policia pasi ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur që nga muaji qershor.

Vajza ishte raportuar nga familja e zhdukur nga data 21 qershor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore.

BASHKËJETESË ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ

Prizren 21.06.2021-24.08.2021 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare të mitur qe nga muaji  06. 2021, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur nga data e lartcekur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet në ditët në vijim për ekzaminime mjekësore. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar…