
Gjendet e vdekur modelja e njohur gjermane
10 shkurt 2021
| 12:41
Modelja gjermane, një javë më parë ishte në ballina të mediave pas ndarjes me yllin e Bayernit Jerome Boateng!
Modelja e njohur polake, Kasia Lenhardt, ka ndërruar jetë, lajmi është dhënë nga “BILD”-i.
Policia gjermane ka njoftuar se Lenhardi është gjetur e vdekur, pa dhënë më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie.
Lenhardi u bë e famshme si pjesëmarrëse në “Germany Next Top Model”, në vitin 2012.
Kasia ka lënë pas vetes një djalë. Çifti është ndarë, më 2 shkurt, ndërsa e kishte akuzuar Boatengun për pabesi.





