
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
03 korrik 2025
| 23:24
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Imzot Nikprelaj”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.