Gjendet fshati ku Krishti pati ecur mbi ujë

27 gusht 2020 | 08:22

Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej mrekullive të tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se gërmadhat e gjetura një milje nga Deti i Galilesë i përkasin atij.

Në Bibël, Bethsaida, ishte shtëpi e dishepujve Pjetër, Andrew dhe Filip, dhe ishte vendi ku Krishti eci mbi ujë dhe i riktheu shikimin një të verbri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për ta gjetur qytezën e humbur, e cila u mallkua në fund me shkatërrim nga Jezui për shkak se banorët e saj nuk e njohën pendesën pavarësisht prej mrekullive të tij. Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik. Gjetjet e bindën atë, por edhe një grup më të madh ekspertësh, sipas mediave britanike.

Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaidas në shkrimet e tij, duke thënë se ishte në “Golanin e poshtëm”, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan. Ai pretendon se rrënojat në Et-Tell dikur njiheshin si Zer, i cili, gjithashtu, mund të transkriptohej si ‘Tzed’, një fjalë hebraike që do të thotë edhe gjueti, edhe peshkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë gjatë gjenocidit…