Gjendet i pajetë një 22-vjeçar në bregdetin e Durrësit
                26 korrik 2022
                |  15:44
            
        Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 22-vjeçar është gjetur pa jetë në bregdetin e Durrësit.
I riu me inicialet L.C. dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, raporton “TCh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        