
Gjendet i vdekur 72-vjeçari nga Ferizaj që u zhduk para dy ditësh
13 qershor 2025
| 15:31
Avni Agushi, një qytetar nga Ferizaj, është gjetur i vdekur.
Ai është gjetur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese, në rrugën “Hamzë Jashari” të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.
Sipas Veselit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Ai ka thënë se “dyshohet se trupi i pajetë është i personit A.A, 72 vjeç, i raportuar me datën 12.06.2025 nga familjarët si person i zhdukur”.
Veseli ka thënë se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.