Gjendet i vdekur në shtëpi legjenda e muzikës elektronike

04 mars 2019 | 20:33

Ylli i grupit Prodigy Keith Flint ka vdekur në moshën 49 vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, mëngjesin e së hënës.
I njohur për flokët e tij fluoreshente dhe performancat ndezëse, muzikanti ishte vokalisti i dy këngëve të famshme të grupit Breathe dhe Firestarter.
Grupi konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë duke e kujtuar Flint si një “pionier, novator dhe legjendë të vërtetë”.

Në një postim në “Instgram”, shoku i tij i grupit, Liam Hoëlett shtoi se Keith bëri vetvrasje, raporton “CNN”.
“Nuk mund ta besoj këtë që po shkruaj por vëllai ynë Keith bëri vetëvrasje. Jam i tronditur, i zemëruar dhe zemërthyer”-shkroi ai.

Policia konfirmoi se kishte gjetur 49-vjeçarin të vdekur në shtëpinë e tij dhe nuk po hetohet si vrasje.

Performancat e tij të veçanta, vokali dhe kërcimi e bënë atë një nga këngëtarët më të njohur të muzikës elektronike.
“Firestarter” dhe “Breathe” i dhanë grupit sukses në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lefter Maliqi ka folur për mediat pasi dorëzoi në Komisionin…