Gjendet i vdekur në veturën e tij një person nga Xërxa e Rahovecit

25 janar 2019 | 11:12

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një person është gjetur i vdekur në veturën e tij.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se personi në fjalë është gjetur pa shenja jetë në fshatin Xërxë të Rahovecit rreth orës 02:15.

Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi filantrop, George Soros, ka shfrytëzuar fjalimin e tij vjetor…