Gjendet i vdekur një 43-vjeçar në Malishevë – Policia jep detaje
13 shkurt 2026
| 20:17
Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi.



