
Gjendet i vdekur një 45-vjeçar në Vllahi të Mitrovicës
17 dhjetor 2020
| 16:26
Është gjetur pa shenja jete një burrë 45-vjeçar me incialet A.B në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A.B., rreth 45-vjeçar. Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, ka thënë ai për “klankosova.tv”