Gjendet i vdekur një 56-vjeçar afër vendbanimit të tij në një fshat të Skenderajt, policia jep detaje

19 maj 2026 | 16:41

Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt të martën rreth mesditës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka bërë me dije se njësitë e saj menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj.

Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa, policia ka treguar se sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: “Hetim mbi vdekjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të martën në mëngjes kërkimet…