Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

18 maj 2026 | 20:50

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Vdekja e tij është konstatuar nga një ekip mjekësor që ishte në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, tha ai.

Pllana tha se Policia ka nisur një hetim për rastin, në koordinim me Prokurorinë.

Ai tha se po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminuese për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pejë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se projektet e nisura…