Gjendet i vdekur një person në një fshat të Podujevës, Policia jep detaje

26 shtator 2025 | 21:15

Një person është gjetur i vdekur sot pas dite në Përpellac të Podujevës, raporton GazetaBlic.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ku thotë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Nga policia është thënë edhe se, policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.

‘‘Rreth orës 18:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, thuhet në përgjigjen e Policisë”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten në Nju…