Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur në Velani

21 tetor 2025 | 23:30

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive është gjetur pa shenja jete Jashar Jashari, i cili ishte raportuar i zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës.

Trupi i pajetë i Jasharit është lokalizuar nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.

Në njoftim, Shoqata ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për familjen Jashari, duke falënderuar të gjitha ekipet për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë operacionit të kërkimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Ligën e…