Gjendet një plumb automatiku në oborrin e Arben Taravarit

05 shkurt 2024 | 16:32

Një plumb i armës automatike është gjetur në oborrin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Plumbin e ka gjetur vet Taravari duke dalë nga shtëpia. Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se rreth orës 9 e 45 minuta , në shtëpinë e Taravarit është gjetur një plumb i armës automatike i kalibrit 7.62 milimetra. Policia thotë se ka kryer hetime në vendin e ngjarjes, ndërsa plumbi është dërguar për ekspertizë të mëtejme.

Në reagimin e tij, Arben Taravari, ka thënë se ndjen keqardhje për ngjarjen, ndërsa ka thënë se qëllimi i këtij akti është heshtja e të tij.

Ky veprim sipas Taravarit dëshmon për dëshpërimin e thellë në të cilin ndodhen ata që e mbajnë peng Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve me inicialet…