Gjendet njëri nga trupat e policëve të zhdukur

03 maj 2018 | 16:19

Pas pesë ditë kërkimesh në lumin Lepenc, sot është gjetur njëri nga policët e zhdukur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, konfirmoi se trupi i pajetë i gjetur në Lepenc, i përket njërit nga policët që po kërkoheshin që nga e shtuna.

Trupi është gjetur nga ekipi kërkimor i FSK-së. Dy policët, Malësor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Nxirret një trup nga lumi Lepenc që dyshohet të jetë i njërit prej policëve

Nxirret një trup nga lumi Lepenc që dyshohet të jetë i njërit prej policëve

Gepostet von Klan Kosova am Donnerstag, 3. Mai 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luksemburgu është ndër vendet e para që e ka njohur…