Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

04 qershor 2025 | 08:27

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në lagjen Muhaxherëve në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.

Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së…