Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Prizren

10 korrik 2025 | 16:26

Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e së enjtes në Prizren. Sipas njoftimit të policisë, viktima ka qenë duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij.

Derisa, policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe rasti po vazhdon të hetohet.

“Sot, më datë 10.07.2025, rreth orës 12:51, Policia e Kosovës ka pranuar informatën nga Emergjenca se në rrugën “Janina” në Prizren, në një shtëpi është gjetur një person pa shenja jete. Sipas raportimeve, personi i vdekur është M.G., i lindur më 1952, nga Prizreni, i cili ka qenë duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti më i mirë i Phoenix Suns, Devin Booker, nënshkroi…