
Gjendet vajza nga Kaçaniku e raportuar e zhdukur
20 mars 2023
| 08:39
Melisa Krasniqi, vajza nga Kaçaniku, e cila u raportua e zhdukur nga dita e premte, tashmë është gjetur.
Kështu thotë Ridvan Tahiri-Riki, i cili ishte i angazhuar në gjetjen e vajzës.
Ai tha se për këtë rast janë njoftuar nga policia.
“Posa na lajmëruan për rastin. Fëmija i lajmëruar si i zhdukur, është gjetur dhe gjendet në ambientet e policisë. Ju faleminderit të gjithë atyre që shprehen vullnet për bashkëpunim”, tha ai.