Gjendet valixhja e braktisur në qendër të Fierit, policia rrethon zonën

03 prill 2022 | 11:51

Një valixhe u gjet e braktisur në qendër të Fierit dhe alarmoi policinë, por ishte bosh.

Policia rrethoi trotuarin pas njoftimit për valixhe të dyshimtë duke ndaluar qytetarët që t’i afrohen për të parë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë u njoftuan ekspertët dhe xhenierët për të zbardhur se çfarë ka brenda valixhes.

Nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja ishte bosh dhe ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve, raporton Top Channel.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi…