Gjendja e stadiumit ‘Adem Jashari’, deklarohet ministri Çeku

08 mars 2023 | 14:32

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku në konferencën për medie foli edhe për gjendjen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Ai ka theksuar se çështja e shpronësimit është në rrugë të mirë dhe se, pasi të mbyllet ajo, do të nis renovimi i këtij stadiumi, i cili ka përfunduar në një gërmadhë, pak vite pasi aty ishte zhvilluar ndeshja e parë ndërkombëtare pas lejes së dhënë nga FIFA.

“Projekti i stadiumit, rinovimi i stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë është në fazën e fundit të rregullimit të çështjes së shpronësimit dhe këtu jemi duke punuar bashkë me ministrin Aliu për ta përmbyllë një çështje problematike që do të duhej të ishte përmbyllur para se të fillonte ky projekt. Për fat të keq ka nis projekti pa u qartësuar çështja e pronave, por besoj që shumë shpejt do të përfundojë kjo çështje e shpronësimit dhe punimet do të rifillojnë, sepse operatori tashmë është në kontratë lidhur me Ministrinë dhe është në pritje të zgjidhjes së çështjes së shpronësimit. Unë jam i bindur që shumë shpejt do ta përmbyllim këtë çështje të shpronësimit dhe kjo i bie autorizim për operatorin me të cilin jemi në komunikim të përhershëm për t’i vazhduar punimet e renovimit të stadiumit ‘Adem Jashari’”, ka deklaruar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën…