Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore të matura

26 shtator 2021 | 12:01

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar për situatën në veri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore të matura.

Hoti ka thënë se sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike.

“Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme”.

“Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të…