Gjendje “lufte” në Barcelonë/ Protestat e dhunshme në ditën 6-të

19 tetor 2019 | 12:40

Kanë hyrë në ditën e gjashtë protesta dhe greva e përgjithshme që kanë paralizuar Barcelonën në mesin e zemërimit në vazhdim për liderët separatistë katalanë, të burgosur.

Dhjetëra e mijëra demonstrues hynë në qytet të premten, duke ndaluar tramvajet dhe duke bllokuar rrugët.

Protestat kanë marrë përmasa të tilla që kanë çuar edhe në shtyrjen e të famshmes El Clasico mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërkohë që Sagrada Familia në Barcelonë, një nga atraksionet më të mëdha turistike, u mbyll pasi protestuesit bllokuan hyrjen.

Vendimi i gjykatës supreme, të hënën, për të burgosur nëntë liderë separatistë katalanas shkaktoi episodet më të rënda të dhunës nëpër rrugët e Spanjës, në dekada të tëra.

Të paktën 96 vetë u plagosën pasi protestat u përhapën në të gjitha rajonet veri lindore të Spanjës. Të mërkurën, barrikadat u dogjën dhe shishe me benzinë u hodhën ndërkohë që protestat mbërthyen qendrën e Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohti i dhjetorit sjell me vete për herë të…