Gjeneral Hisen Berisha: Reagim ndaj dukurisë së sulmeve denigruese ndaj bartësve dhe vlerave të luftës e lirisë

06 dhjetor 2025 | 12:33

O tempora, o mores!

Kur një non grata, e shpallur me vendim qeverie në Kosovë në vitin 2014, merr autorizime brenda familjes politike neokomuniste të LVV-së, të ushtrojë prostitucion politik, kjo shënon fundin filozofik të moralit politik në vend.
E përfolura, mbi bazë faktesh e dokumentesh, për origjinën e saj etnogjenetike greke (që s’është vetë tragjedia), e zbërthyer për lidhjet e dyshuara të spiunazhit në shërbimin inteligjent ushtarak të Serbisë e Greqisë, merr guximin t’iu bëjë “biografi” luftëtarëve të lirisë. Përmes këtij misioni të prostituimit politik, ajo tenton të hedhë baltë mbi figura të shquara lufte, duke u kapur pas pasqyrave imagjinare, ku mundohet t’i dihotomojë në persona të mirë derisa luftuan për liri dhe personalitete që s’bëjnë të jenë pjesë e lirisë, të jenë imazhi i lavdisë e krenarisë kombëtare, t’i gëzojnë begatitë e lirisë e aq më pak të jenë titullar institucionesh apo edhe të pasurive të këtij vendi.
Sipas komitetlive e kabinetarëve Mihajliva–Kurti, kategoritë e dala nga lufta janë të “dinjitetshëm” vetëm nëse varen nga lëmosha 170 € apo çmimorja fyese për “kokë dëshmori”, me të cilat poshtrohen e nënçmohen nga kjo kategori “zemlakësh” e politikbërësish në koordinim me Radojçiqin e Listën Serbe.

Por identiteti i luftëtarit të vërtetë është një. Për një luftëtar lirie, parimi është i qartë: “Njëherë marins, gjithë jetën marins.” Vlerat e një luftëtari janë ato të një ushtaraku: nderi, detyra, besnikëria, integriteti dhe guximi profesional e personal.
Në doktrinat apo teoritë zhvillimore të ushtarakëve e njësive për operacione speciale, jo vetëm te ne por edhe në Ushtrinë Amerikane, dallimi i vetëm mes një luftëtari në uniformë dhe të njëjtit njeri në paqe është thjesht detyrimi i uniformës, që përbën mision të përhershëm; jo karakteri, jo dinjiteti, jo vlerat.

Ndaj, prostituimi oral i kësaj non grate, apo ndonjë “kokëgdhë” pa sens që kjo i ndërsen, është element për trajtim nga Prokuroria ex officio dhe Inteligjenca e shtetit.
Zonja non grata, monstrume politike e spiunazhit, e ricikluar e rilicencuar nga strukturat e delegjitimuar të LVV-së, deri edhe te organizata me karakter të qartë terrorist si “Syri i Popullit”, nuk është as qëllim i izoluar, as veprim spontan.
Për më shumë se pesë vite, kjo non grata, oralisht çliron helm të prodhuar brenda kokës së tyre të propagandës e spiunazhit serb kundër vlerave të lirisë e shtetit, dhe e shpërndajnë në publik me qëllime të qarta, që të rrënojë atë që ata nuk kanë arritur ta pengojnë: Republikën e Kosovës – shtet i pavarur e demokratik.

Ndërkohë, pyetja që pret përgjigje të menjëhershme, politike, juridike dhe inteligjente, është fare e qartë:
Si u lejua kjo të bëhet pjesë e qeverisjes? Si u legjitimua dikush që ishte non grata me vendim qeverie, me vlerësim inteligjence vendore dhe ndërkombëtare? Kush e bëri të mundur këtë?

Sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një individ të vetëm, por me një gjuhë të sinkronizuar të strukturave të dyshimta, pa nder, pa lojalitet e pa integritet, që godasin në vlerat sublime të luftës dhe në personalitetet kyçe që e ngritën këtë vend në liri.

Prandaj pyetja është e drejtpërdrejtë:

Denigrimi, rrënimi dhe baltosja e këtyre vlerave, kujt i shërben? Kosovës apo projekteve të errëta që e duan vendin pa heronj, pa histori dhe pa vetëdije?

Unë e di përgjigjen. Edhe qytetarët e dinë.
Dhe heshtja ndaj kësaj dukurie është bashkëpunim me të keqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari ka…