Gjeneral Lahi Brahimaj kujton 26-vjetorin e transferimit të ish-ushtarëve nga UÇK në Policinë e Kosovës

05 shtator 2025 | 16:37

Gjeneral Lahi Brahimaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke e lidhur këtë moment me transformimin historik të djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“26 vjet më parë, djem e vajza nga UÇK po i transferonim në Policinë e re të Kosovës. Me përkushtim e me kritere të larta të atdhedashurisë, gjeneratat e para të Policisë sonë ishin përgatitur në luftë e po fillonin të shërbenin në paqe për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Brahimaj.

Ai thekson se ky ishte një hap madhor në konsolidimin e institucioneve pas çlirimit të Kosovës, duke u shprehur krenar për arritjen e përbashkët të atyre ditëve.

“Jam krenar përherë me këtë arritje tonë të përbashkët pas çlirimit të Kosovës. Sot, të rinj e të reja shërbejnë me krenari për sigurinë e të gjithëve në Kosovë. Urime Policia e Kosovës 26 vjetorin e themelimit”, ka shtuar ai.

Në fund, gjenerali ka bërë thirrje që të përmirësohen sa më shpejt kushtet e punës për policët, duke theksuar nevojën urgjente për sigurim shëndetësor, sigurim jetësor dhe paga dinjitoze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se mijëra trupa…