Gjeneral Lahi Brahimaj kujton takimin e parë dhe të fundit me Zahir Pajazitin

31 janar 2026 | 10:18

“29 vite më parë u përjetësuan Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Me Zahirin u njoha në vitin 1993, gjatë takimeve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Herën e fundit u pamë vetëm një javë para rënies së tij. U takuam te Kodra e Becit dhe vazhduam për në Ponoshec te Plaku, ku dërguam armatim për njësitin që kishte formuar Zahiri. Më pas u kthyem në Jabllanicë ku na priti nëna Azë Brahimaj me bukë e çaj. Ishte takimi im i fundit me heroin. Në rrugën e lirisë, Zahirit iu bashkuan edhe heronjtë Myrtë Zeneli, Naser Brahimaj dhe nëna Azë Brahimaj.

Zahiri ishte njeri i veprimit, i fjalës së pakët dhe i veprës së madhe. Ashtu edhe ra — bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, heroikisht, deri në frymën dhe plumbin e fundit.

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit.” Kështu e kujton takimin e parë dhe të fundit me Zahir Pajazitin bashkëluftëtari dhe bashkëthemeluesi i UÇK-së, Gjeneral Lahi Brahimaj. Zahir Pajaziti u vra më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, duke hyrë përgjithmonë në historinë e lavdishme të rezistencës shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar…