Gjenerali amerikan: KFOR-i ka rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkan

24 qershor 2021 | 12:08

Komandanti suprem i Forcave Aleatëve për Evropën, Todd Wolters, ka vizituar shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e kësaj force, Franco Federici.

Me këtë rast, gjenerali amerikan ka theksuar rëndësinë e KFOR-it që siç ka deklaruar ai luan një rol kryesor në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Komandanti i përgjithshëm i Forcave Aleatëve për Evropën, gjeneral Todd Wolters, vizitoi selinë e KFOR dhe u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Frank Federici, së bashku me stafin ndërkombëtar, shprehu mirënjohje për rolin kryesor që komanda luan në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka njoftuar KFOR-i nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se pret kërkim…