Gjenerali Caine citon Trumpin kur dha urdhrin për operacionin në Iran të premten pasdite: ‘Fat të mbarë’

02 mars 2026 | 15:10

Gjenerali Dan Caine, ka ofruar një kronologji të detajuar të operacionit, përfshirë mesazhin që Komanda Qendrore ka marrë nga presidenti Donald Trump kur ai ka dhënë miratimin përfundimtar, raporton “CNN”.

“Në orën 15:38, 3:38 pasdite, të premten, më 27 shkurt, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, përmes Sekretarit të Luftës, mori miratimin përfundimtar nga Presidenti Trump”, ka thënë Caine.

“Presidenti udhëzoi dhe citoj: ‘Operacioni Epic Fury është miratuar. Nuk ka ndërprerje. Fat të mbarë. Mbylle’”, ka thënë ai.

Kjo kronologji nënkupton se Trumpi ishte në bord të “Air Force One”, në rrugë për në Teksas, kur ka dhënë urdhrin. Trumpi është ulur në Corpus Christi, Teksas, në orën 15:50 ET.

Në fjalimin e tij më vonë atë ditë, Trumpi ka sugjeruar se mendimi i tij nuk ishte plotësisht i vendosur.

“Ne kemi një vendim të madh për të marrë”, ka thënë ai një turme në Corpus Christi, ku po promovonte agjendën e tij të energjisë. Ai ka thënë se vendimi “nuk është i lehtë” dhe ka theksuar se Irani ka qenë prej kohësh i angazhuar në sjellje të dëmshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…