
Gjenerali Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti
19 prill 2022
| 13:45
Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Clarku pas takimit ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e rajon.
“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë e rajon. Kemi biseduar për projektet energjetike”, ka thënë Clarku për “T7”.
Më tutje, Clarku ka deklaruar se është mirë që Qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.
“Mirë që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar se edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clarku.
Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.