Gjenerali Clark: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 nëntor 2025 | 10:42

Gjenerali amerikan, Wesley Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.

I pyet për një deklaratë në gazetën “Shekulli” në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clarku ka thënë : “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”.

Clarku po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
*Çmimet: 18.11.2025* *ÇAGLLAVICË - (Në të dy anët e rrugës)…