Gjenerali Hisen Berisha: Më 28 dhjetor, të mobilizuar për fitoren e madhe të PDK-së
14 dhjetor 2025
| 11:32
Gjenerali Hisen Berisha, kandidat i PDK-së për deputet me numër 67, ka thënë se më 28 dhjetor duhet të jemi të mobilizuar me zemër e me ideal për fitoren e madhe.
Ai ka thënë se takimet që ka me qytetarët nuk janë thjesht fotografi, por dëshmi besimi, sakrifice dhe uniteti rreth vlerave të lirisë dhe shtetndërtimit.
“Është bekim prej Zotit kur, në çdo komunë, qytet, fshat e lagje të Kosovës, të presin vëllezërit e armës – të mobilizuar me zemër e me ideal për fitoren e madhe të 28 Dhjetorit. Takime që nuk janë thjesht fotografi, por dëshmi besimi, sakrifice dhe uniteti rreth vlerave të lirisë dhe shtetndërtimit. Me Partinë Demokratike, të vendosur, bashkuar – përpara, drejt fitores #HisenBerisha67”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.



