Gjenerali Hisen Berisha në mesin e shumë të rinjve: Kosova me ju është më e fortë
28 dhjetor 2025
| 00:06
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, sonte në orët e vona ishte pjesë e darkës së firmës, me ftesë të mikut të tij, Lendrit Lalinovci në Prelez të Ferizajt.
“Ajo që e bëri këtë mbrëmje të veçantë ishte përbërja e tryezës: mbi 90% të rinj, djem e vajza që sot punojnë, zhvillohen dhe e shohin perspektivën e tyre këtu, në vendin e vet – në Kosovë”.
“Kjo është dëshmia më e mirë se investimi në të rinjtë, besimi në ta dhe krijimi i mundësive reale për punë e zhvillim, janë rruga e duhur për një Kosovë më të fortë dhe me të ardhme.
Zoti ua shtoftë bereqit, e ua dhëntë të mbaren. Qoftë një vit i mbarë në punë e familje! #HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130”, ka shkuar Berisha në Facebook.



