Gjenerali Hisen Berisha në Podujevë: Kjo do të jetë fitorja jonë

21 dhjetor 2025 | 02:14

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha, në fushatën elektorale në Podujevë ka theksuar se më 28 dhjetor fitorja është e PDK-së.

“Në mesin e qytetarëve të Podujevës, të bashkëluftëtarëve nga këto treva, të strukturave drejtuese të PDK-së dhe personaliteteve të shquara të jetës publike, u riafirmua mesazhi i qartë se Kosova ecën përpara vetëm kur jemi bashkë. Pesë vitet e fundit kanë dëshmuar se përçarja, izolimi dhe retorika e ashpër nuk ndërtojnë shtet dhe nuk sjellin zhvillim”, ka shkruar në ‘Facebook’ Berisha.

Postimi i plotë i tij:

Podujevë, qytetin e heronjve të kombit, Adem Demaçi, Afrim Zhitia, Bahri Fazlia, Mentor dhe Ylfete Humolli, Rifat Goxhufi, Muharrem Mehmeti, e deshmorë heronj tjetë, u zhvillua një takim i fuqishëm elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, në frymë respekti, uniteti dhe vendosmërie për fitore.

Në mesin e qytetarëve të Podujevës, të bashkëluftëtarëve nga këto treva, të strukturave drejtuese të PDK-së dhe personaliteteve të shquara të jetës publike, u riafirmua mesazhi i qartë se Kosova ecën përpara vetëm kur jemi bashkë. Pesë vitet e fundit kanë dëshmuar se përçarja, izolimi dhe retorika e ashpër nuk ndërtojnë shtet dhe nuk sjellin zhvillim.

PDK zgjedh rrugën e bashkimit, stabilitetit dhe vizionit të qartë politik. Zgjedh politika që afrojnë qytetarët, forcojnë shtetin dhe rikthejnë dinjitetin e Kosovës, me synim të qartë integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Si kandidat për deputet, theksova angazhimin tim të qartë për shtetin e së drejtës dhe integritetin institucional, sigurinë kombëtare dhe orientimin euroatlantik, politikë serioze, debat të argumentuar dhe kulturë parlamentare me standarde të reja.

Ky ishte një takim besimi, uniteti dhe shprese, vizioni ynë politik dhe zotimi ynë ndaj qytetarëve.
Dhe kjo do të jetë fitorja jonë.

Zoti para, nebrapa – Fitorja është jona!

#BashkëPërpara #PDK130 #BedriHamza1 #HisenBerisha67

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sonte në Likoc, simbolin e UÇK-së dhe të rezistencës, dhe…