Gjenerali Hisen Berisha nga Lipjani: Fitorja e PDK-së po vjen

21 dhjetor 2025 | 21:09

Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha, ishte i pranishëm në fushatën e kësaj partie në Lipjan.

Ai ka thënë se Lipjani sonte e tejkaloi çdo pritje, sipas tij, fitorja e madhe e Partisë Demokratike është vullnet i këtij qyteti.

“Lypjani sonte e tejkaloi çdo pritje. Salla e sportit nuk i mjaftoi dot qytetarëve që u mblodhën masivisht për të dhënë mesazhin e qartë, fitorja e madhe e Partisë Demokratike është vullnet i këtij qyteti. Lypjani i Shpellës së Gadimes, pasuri unike natyrore e arkeologjike, krenari kombëtare dhe potencial i jashtëzakonshëm zhvillimi, është shembull se si trashëgimia, puna dhe vizioni mund të ecin bashkë. Jo vetëm turizmi, por çdo sektor i zhvillimit ka vendin e vet në programin qeverisës të PDK-së, me plane konkrete dhe perspektivë reale për qytetarët. Vendi prej nga numër të madh luftëtarësh i kisha përkrah në radhët e UÇK në Koshare, sot ishim bashkë për të ecur përpara për fitoren e madhe të 28 dhjetorit. Këtu energjia e njerëzve flet më fort se çdo fjalë. Këtu besimi është i gjallë dhe i organizuar. Lypjani u ngrit. Mesazhi u dha, vetëm po të ecim bashkë përpara, fitorja vjen”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputet e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili,…