Gjenerali Hisen Berisha nis mobilizimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

09 dhjetor 2025 | 22:00

Gjenerali Hisen Berisha ka nisur takimet me djemë të ish bashkëluftëtarëve, nga të cilët mori përkrahje për garën për deputet.

“Gjatë vizitës sime në Vicianum, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takoj djemtë e vëllezërit bashkëluftëtarit, të ndjerit Gani Ymeri – një burrë ideali e dinjiteti, bashkëluftëtar dhe atdhetar i përkushtuar”.

“Në këta burra pashë më shumë sesa kujtimin e një heroi të vlerave të larta. Pashë vazhdimësinë e një kodi familjar të pastër, traditën e mirë të këtij vendi, punën e palodhur dhe suksesin që ndërtohet me mund, me nder e me përkushtim, sukses që i shërben familjes, shoqërisë dhe shtetit”, ka shkruar në Facebook Berisha, i cili në listën e PDK-së mban numrin 67.

Berisha ka theksuar se në fjalën e tyre, gjeti po ashtu frymën e drejtë që duhet ta udhëheqë Kosovën drejt të ardhmes me dinjitet, punë të ndershme dhe drejtësi morale. “Kjo mbështetje e sinqertë më jep forcë dhe më shton motivin që të vazhdoj rrugën time me vendosmërinë e një njeriu që beson se Kosova ende i ka burrat dhe djemtë që nuk lëkunden përballë sfidave. I falënderoj me zemër për besimin, për fjalën e dhënë, për vlerat që mbajnë dhe për mbështetjen që më dhanë në garën politike për në Kuvendin e Kosovës, në këtë rrugë të rëndësishme. Rruga jonë është e përbashkët, për nderin, për shtetin, për Kosovën. #HisenBerisha67 #PDK #Kosova”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Hoxha, kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 62,…