Gjenerali Hisen Berisha shtrëngon dorën me djalin e Kadri Veselit, Klestorin

14 dhjetor 2025 | 20:29

Gjenerali Hisen Berisha, kandidat për deputet i PDK-së me numër 67, mori sot pjesë në takimin që kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mbajti me veteranët dhe përfaqësuesit e kategorive të tjera të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të kësaj ngjarje, Hisen Berisha takoi shumë bashkëluftëtarë e bashkëluftëtare, po ashtu realizoi edhe një takim të shkurt me djalin e Kadri Veselit, Klestorin.

“Me këtë rast, u bëj thirrje e qartë dhe e drejtpërdrejtë për mobilizim të përgjithshëm, që vlerat e luftës të shndërrohen në energji politike dhe qytetare për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. PDK u riafirmua si shtëpia politike e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe që sot janë të vendosur ta çojnë vendin përpara, me dinjitet, zhvillim dhe përgjegjësi shtetërore”, ka thënë gjenerali Hisen Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të…